Ish-deputeti i Gjirokastrës në pritje të fëmijës së parë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa tashmë prej kohësh kanë treguar se duan shumë të bëhen prindër. Dhe mesa duket edhe ky bekim për ta ka ardhur. Kryebashkiaku i Tiranës së shpejti do të bëhet baba. Xing.al shkruan se bashkëshortja e tij Ajola është në pritje të ëmbël, megjithatë ky lajm pritet të konfirmohet nga vetë çifti. I ftuar në “Kurthin e Piter Pan” pak kohë më parë, kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se ai dhe Ajola ja kanë lënë kohës për t’u bërë me fëmijë. Veliaj ka qenë deputet i qarkut Gjirokastër në vitet 2013-2015.