Ish-bashkëshortja e Kacifas refuzon të japë dëshminë e saj

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ish-bashkëshortja e Konstandinos Kacifas ka refuzuar të shkojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë deklaratën e saj. Ish-bashkëshortja e të vrarit në Bularat, me të cilin ka dhe një vajzë 10 vjeçare, ka refuzuar t’i përgjigjet dy fletëthirrjeve të dërguara prej prokurorit Njazi Seferi.

Sa i takon hetimeve të derimëtanishme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Krimet e Rënda janë përgjigjur se çështja është ende në proçes. Ata janë në pritje të akt-ekspertimeve të laboratorit të policisë shkencore. Grupi hetimor, jo zyrtarisht ka konfirmuar se mund të bëhet dhe një eksperiment në vendin ku mbeti i vrarë Kacifas.

Qëllimi i këtij eksperimenti është për të parë se sa rrezikohej jeta e policëve në momentin e vrasjes. Përmes kësaj forme, pritet të shihet nëse është respektuar ligji në momentin e ekzekutimit të tij.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)