Një 60-vjeçar grek është prangosur ditën e sotme pasi iu kapën rreth 91 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar.
Policia greke zhvilloi një operacion në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë, ku një mjet që po vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar nga policia.
56 pako me 91 kg e 200 gramë marijuanë u gjetën dhe u sekuestruan nga policia pas kontrollit të mjetit.
Përveç sasisë së konsiderueshme të marijuanës, 60-vjeçarit iu sekuestruan dhe 170 euro si dhe një telefon celularë.