• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Investimet në jug, nis puna për rrugën që të çon në Kalanë e Borshit

20/01/2020
Investimet në jug, nis puna për rrugën që të çon në Kalanë e Borshit

Në Borsh ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës që të çon në kala, 1150 m e gjatë, e cila do të përmirësojë aksesin në një nga atraksionet historike kulturore të bregdetit të jugut, duke ofruar një mundësi alternative për turizmin në këtë zonë me aktivitet të lartë turistik. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se “rruga paraqitet në gjendje të amortizuar dhe ekziston vetëm bazamenti i saj. Ky aks krijon një lidhje mes pjesës lindore dhe perëndimore të Borshit dhe është një projekt me prioritet të lartë për bashkinë e Himarës”. Sipas FSHZH-së, aktualisht po punohet për gërmim trup rruge për kasonetë, skarifikim asfalti ekzistues, si dhe gërmime trup rruge në shkëmb të fortë.

“Projekti parashikon një ndërhyrje thelbësore duke ndërhyre në nënshtresat profilime dhe asfalt, kuneta betoni në të 2 krahët dhe një krah trotuar në zonën e banuar. Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e mureve mbajtëse dhe pritëse sipas relievit të rrugës, punimet për disiplinimin e ujërave, ndriçimin në zonën e banuar si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale”, – thekson FSHZH. Ndërsa kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, bën të ditur për ATSH-në se “rikonstruksioni i rrugës turistike qendër Borsh – kalaja e Borshit me gjatësi 1150 m, ka një vlerë investimi prej 91 300 000 lekë”. Sipas Goros, afati i punimeve është deri në fund të prillit, me qëllim që sezoni turistik ta gjejë të përfunduar.

Himara përveç burimeve të mëdha të turizmit detar ka resurse të mëdha edhe në turizmin kulturor apo të natyrës. Në këtë kuadër me financim të Qeverisë Shqiptare, kjo ndërhyrje në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore Rajonale” synon më tej rritjen e frekuentimit, përmes përmirësimit të aksesit sidomos gjatë periudhës së sezonit veror. Duke zhvilluar rrjedhimisht biznesin, ekonominë lokale dhe mundësitë e reja për investime që industria e turizmit ofron. Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet në histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh, që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. Në mesjetë kjo Kala njihej si Kalaja e Sopotit, ku përmendet dhe në kujtimet e Ana Komnenës, vajzës së Perandorit të Bizantit Aleksi I Komnenai në vitin 1192. Në periudhën e Ali Pashë Tepelenës u ndërtua dhe një xhami, që sot është në gjendje të mirë, paçka se minareja është rrëzuar.

Related Posts

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë/ Java e 22-të, Skënderbeu pret Apoloninë, Laçi luan ndaj Besës

Kategoria e Parë/ Java e 22-të, Skënderbeu pret Apoloninë, Laçi luan ndaj Besës

13/02/2026
Man.United “tremb” Inter, “djajtë e kuq” joshin Dimarco-n, vëzhgues special në Derbin e Italisë

Man.United “tremb” Inter, “djajtë e kuq” joshin Dimarco-n, vëzhgues special në Derbin e Italisë

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al