Interi dështon njësoj si Luftëtari, humbet ndeshjen e parë të Seria A (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Interi ka bërë hapin fals që në start të sezonit të ri në Serie A. Skuadra e Luciano Spallettit ka pësuar humbje 1-0 në transfertë përballë Sassuolos, për të regjistruar një fillim aspak të mirë të sezonit të ri në Itali. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi sulmuesi Domenico Berardi. Në minutën e 27’ italiani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur Handanovicin. Në javën e dytë Interi rikthehet të luajë në “San Siro”, ku do presë skuadrën e Torinos.