Kryeministri Edi Rama nga Butrinti (Ksamil) ku ndodhej për koncertin e Carla Brunit ka udhëtuar 20 km më tutje për të prezantuar kandidatin për bashkinë e vogël të Finiqit. Kësaj radhe PS-ja mbështet kandidatin e Mega-s, Kristaq Kiço. Ai u premtoi minoritarëve grek se shumë shpejt do nisë puna për aeroportin e ri të Sarandës dhe në këtë mënyrë Athinën do e kenë më afër. Teksa Rama fliste një vajzë u shemb në tokë pas krahëve të tij. Ai e ndaloi fjalën për disa minuta dhe vajza u spostua nga të pranishmit për ti dhënë ndihmën e shpejtë. Kryeministri e rimori fjalën duke thënë: Ndjesë por temperatura e lartë dhe mungesa e ujit sollën këtë pasojë.
Më pas Rama iu kthye akuzave për opozitën. Ai tha se jam gati ta them në gjithë gjuhët e botës se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, duke e përsëritur togfjalëshin “30 qershor” në gjuhën greke.
*Incidenti në minutën e 36 të videos