Pas takimeve intensive të zhvilluara sot, në qendër të të cilave ishte kriza politike në vend, Presidenti Meta ka dalë në një konferencë për mediat.
“Zgjedhjet më 13 tetor 2019”, u shpreh Ilir Meta.
Kujtojmë se sot ai ka pasur një ditë intensive takimesh, duke nisur që me kreun e PD, nenkryetarin e LSI, krerët e partive të vogla opozitare, përfaqësuesen e KiE në Tiranë dhe më pas edhe me ambasadorët.
Në mbyllje të takimit me presidentin, kreu i LZHK, Dash Shehi the se beson që presidenti do të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet vendore, duke theksuar se 30 qershori nuk është legjitim dhe ka rënë.