Për Eduard Rrocën gjithçka ishte e qartë për kalimin te Kukësi, ndërsa për Vasil Shkurtaj lindën dyshime të vogla, edhe pse presidenti Safet Gjici e kishte komfirmuar blerjen e tij. Sulmuesi ka firmosur për dy vite me Kukësin.
Sot të dy këta futbollistë janë bërë zyrtarisht pjesë e Kukësit dhe janë prezantuar nga presidenti Safet Gjici, i cili ka theksuar se janë fuqizuar mesfusha dhe sulmi. Sipas tij, klubi e ka bërë detyrën në merkato dhe tashmë gjithçka mbetet në dorë të lojtarëve dhe stafit teknik.
Kukësi ka paguar për blerjen e këtyre dy futbollistëve nga Luftëtari dhe shpreson që me ta të arrijë objektivin e titullit kampion. Rroca aktivizohet në rolin e mesfushorit fantasist, ndërsa Shkurtaj si qendërsulmnues.
Mbetet për t’u parë, nëse trajneri Cungu do të luajë me dy sulmues, Shkurtajn dhe Rexhinaldon, apo afrikani do të ulet në stol.