Ikën papritur nga kjo botë sportistja e njohur

Në zi bota e patinazhit artistik. Instruktorja dhe ish-atletja italiane, Gaida Dall’Acqua u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare. Patinatorja u gjet e vdekur në gjumë, në shtëpinë e saj. Ajo jetonte në një qytezë pranë Riminit. Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Dall’Acqua kishte dhe një vajzë 18-muajshe. Kishte vetëm një muaj e martuar me partnerin e saj, Thomas.