Ikën nga Gjirokastra, Luftëtari zyrtarizon vendimin për një tjetër futbollist


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Edhe pse ishte bërë e ditur prej ditësh, vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i divorcit mes Eri Lamçes dhe Luftëtarit. Klubi gjirokastrit ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit. Luftëtari e falënderon për kontributin e tij mesfushorin, duke vënë në dukje arritjen e objektivit “Europa League”.

“Prej ditës së sotme Eri Lamçja nuk është pjesë e Luftëtarit. E falënderojmë për gjithçka që ka dhënë me ekipin. Falë ekipit dhe paraqitjeve të mira të lojtarit arritëm në Kupat e Europës. Suksese në karrierën tënde futbollistike. Me respekt Luftëtari dhe tifozët gjirokastritë”, përfundon postimi i klubit të Luftëtarit në Instagram.

24-vjeçari, tani i duhet që të kërkojë një aventurë të re. Lojtari i lindur në Elbasan është aktivizuar në 30 ndeshje këtë edicion, por vetëm 19 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë.