Një 53-vjeçar nga Fieri është shpallur në kërkim nga policia e Tepelenës, pasi në një pronë të tij në Luftinjë të Memaliajt, iu gjetën të kultivuara 23 rrënjë kanabis. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit R.T vjeç 53, banues në fshatin Sheq i Madh, Fier, pasi dyshohet se në territorin e Bashkisë Memaliaj, Njësia Administrative Luftinjë, në fshatin Rabie te “Faqja e Pelivanit”, pronë private, ambient i hapur, në një sipërfaqe u gjetën të kultivuara 23 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga të cilat 18 u asgjësuan dhe 5 u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 284 i Kodit Penal.