‘Ik ose largohu…’, Rama pritet me protesta në Sarandë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga të rinjtë e PD-së dhe LSI-së sot në Sarandë. Protestuesit ishin vendosur ne rruge, para se kreu i qeverisë te niste takimin e tij te llogaridhenies publike ne Karahaxh, ne nje bashkebisedim me banore te zones. Mesohet se ata kane qelluar me midhje drejt makines se kryeministrit, nderkohe qe mbanin ne dore pankarta “Rama, ik, ose largohu”. Edhe më herët, të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar para takimeve të Ramës. Kështu ka ndodhur së fundmi në Fier, Vlorë, dhe vende të tjera ku Rama ka zhvilluar takime me komunitetin.