Kapet me drogë në kufi me Greqinë i riu shqiptar


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një 29 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke për trafikim të lëndëve narkotike. Të riut iu gjetën në mjetin me të cilin po udhëtonte një çantë me 22 kg 540 gram marijuanë e cila ishte ambalazhuar në 20 pako.

Policia u vu ne ndjekje të mjetit pasi drejtuesi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në kufirin greko-shqiptar, ne vendin e quajtur Sajadhe, Igumenice.

Drejtuesi ka shtuar shpejtësinë, është ndjekur dhe është arritur të ndalohet në vendin e quajtur Rajo, Igumenicë, pak km larg vendit ku u pikas. Gjatë kontrollit më pas u gjet dhe sasia e drogës.