I shpëton policisë, futet në Bularat antishqiptari më i madh (VIDEO)

Ja ka dalë të kalojë kufirin dhe të mbërritur në Bularat. Bëhet fjalë për ekstremistin grek të ‘Agimit të Artë’ Babis Karathanos i cili ndodhet sot në Bularat edhe pse fillimisht policia e kishte kthyer pas në Kakavijë. Siç shihet dhe nga pamjet ai duket i qetë, ndërsa ndez një cigare.

Krathano njihet për thirrjet e tij antishqiptare. Menjëherë pas vrasjes së Katsifas, ai ishte thënë se ‘ishte vrarë në mënyrë gjakftohtë nga policia shqiptare vetëm pse kishte ngritur flamurin grek’. Ai ka bërë thirrje për protesta. Karathanos nuk ka hyrë nga pika kufitare e Kakavijës.