I riu nga Gjirokastra prangoset në Tiranë, policia e kap duke…

Një i ri nga Gjirokastra është arrestuar nga policia në Tiranë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin A.V., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z.K., S.Sh., dhe D.I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez: Z.K., 33 vjeç, S.Sh., 22 vjeç, D.I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan). Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.