I ishte qepur këmba këmbës një vajze, pranga për 30-vjeçarin


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një person është arrestur nga policia në Sarandë pasi përndiqte prej kohësh një vajzë.

“Policia ka arrestuar shtetasin A.P., 30 vjeç, banues në Sarandë. Nga hetimet intensive të kryera mbështetur në kallëzimin e bërë nga shtetësia A.M, shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Sarandës. Sipas kallëzimit të shtetases A.M, prej rreth 1 viti përndiqej nga shtetasi A.P., duke i shkaktuar ankth dhe frikë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekja”, thuhet në njoftimin e policisë Sarandë.

©ArgjiroLajm.net