Kryesia e Partisë Socialiste e konsideron akti brutal të Ilir Metës shtyrjen e datës së zgjdhjeve. “Kryesia e PS që të enjten në seancën plenare të zhvillojë një debat të gjerë parlamentar, se si Ilir Meta ka cënuar Kushtetutën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutë. E ka humbur të drejtën në atë pozicion dhe Parlamenti do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës”, deklaroi Elisa Spiropali nga selia roze. Ky vendim i socialistëve vjen direkt pas konferencës për shtyp të Presidentit i cili tha arsyet pse vendosi të shtyjë datën e zgjedhjeve lokale.