Sekuestrohen 9.3 kg lëndë narkotike kanabis në Drashovicë të Vlorës. Lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit A. I., 56 vjeç, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.
Kontrolli në banesë u krye pas informacioneve që policia kishte marrë në rrugë operative se në një banesë në fshatin Drashovicë mund të kishte lëndë narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.