Policia ka arrestuar një 54-vjeçar në Sarandë pasi iu gjetën 34 kg kanabis në banesë. Lënda narkotike u gjet në shtëpinë e A.Selamaj, banues në lagjen Çlirim gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia. “A.Selamaj, 51 vjeç, banues në Çlirim, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa,“-rapoton policia. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.