I dërgoi zile e dashura, Basha i hap telefonin: Desi, një sekond se është në takim


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kreu i PD-së Lulzim Basha mbajti ditën e sotme një takim me qytetarët e Pogradecit. Gjatë takimit Basha i kërkoi telefonin njërit prej qytetarëve, por teksa ishte duke folur filloi të bjerë zilja e telefonit.

Kreu i PD-së e hapi telefonit e Pogradecarit dhe i foli personit në anë tjetër të telefonit: ‘Desi, një sekond se është në takim’.

Më pas Basha ia dorëzoi telefonin të zotit duke shkaktuar të qeshura. “Nuk tregova ndonjë sekret apo jo, se Desi ishte një ikonë me sytë me zemra”, tha kreu i PD-së.