Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 46-vjeçar. Ai është Mentor Aliko, banues në fshatin Topullaraj Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Gjirokastër-Topullaraj u kap duke drejtuar në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi automjetin tip Daewoo me targa AA578GA.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.