Një tjetër person është mbytur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë pasi ka hyrë për t’u larë.
Edhe pse plazhi kishte roje bregdetare, personi që kishte hyrë në det nuk ka mundur të dalë i gjallë pavarësisht përpjekjeve.
Ky është rasti i dytë që një pushues humb jetën në të njëjtin vend brenda 24 orëve. Një ditë më parë një pushues 29-vjeçar ka ndërruar jetë.
Viktima ishte Robert Duraj 29-vjeç, nga fshati Peshtan i Fierit, të cilit i ka rënë infarkt në zemër sapo ka hyrë në ujë.