Sezoni turistik sapo ka nisur dhe duke filluar nga sot të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë që arrijnë mbi 7.5 tonë do të lëvizin me orare të reduktuara në të gjitha rrugët kryesore të vendit tonë. Ky është një udhëzim i dy ministrave të qeverisë, Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri. Ligji ka hyrë në fuqi ditën e sotme dhe do të jetë i vlefshëm deri më 15 shtator. Lëvizja e këtyre mjeteve do të kufizohet nga e premtja deri të dielën në orën 24:00 dhe për këdo që shkel ligjin, masat do jenë ekstreme duke variuar nga gjoba dhe deri te bllokimi i mjetit.
Të premteve kufizimi për të ëprdorur akset rrugore nga mjetet e sipërcituara nis në ora 15:00 deri në orën 22:00. Të shtunave kufizimi nis prej orës 08:00 deri në 12:00 dhe nga ora 16:00 deri në ora 22:00. Të dielave kufizimi do të jetë më i gjatë duke nisur në ora 07:00 deri në ora 22:00. Sa i përket qarkut Gjirokastër, rruga ku do të ketë kufizim të lëvizjes është aksi Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.
© ArgjiroLajm.net