Pas kësaj humbjeje, e dyta në kampionat për Skënderbeun, trajenri Ilir Daja ka marrë përsipër përgjegjësitë dhe ka theksuar se skuadra duhej të ishte më e kujdesshme taktikisht për të evituar kundërsulmin e Luftëtarit. Ai ka pohuar se Abazaj, i cili është një lojtar i Skënderbeut, ka bërë thjesht atë që duhej të bënte:
“Po kërkonim të barazonim rezultatin dhe nervozizmi është pjesë e lojës. Jam dakord që një ekip me lojtarë me kaq eksperiencë nuk duhet të kalojë në doza emocionale. Nuk kishim në ritmin e duhur. Lojtarët ishin të ngarkuar dhe mungesa e Souesë dhe spostimi i Xhejmsit, i cili ka qenë gjithmonë sulmues krahu, bëjnë atë që nuk ishim në perforcmancën e duhur. Kemi fajet tona, kemi marrë një gol në kundërsulm, kur e dimim që kundërshtari do të na godiste me një lojë të tillë. Duhej të ishim më të kujdesshëm në mbyllje me Micin, i cili është “i justifikuar”, sepse ka sakrifikuar, ngaqë vinte kishte një gjendje gripale. Do të thosha se më vjen mirë, kur lojtarët shprehen mirë aty ku janë. Një lojtar që i shërben mirë një ekipi, do të na shërbejë edhe ne kështu. Ka bërë atë që duhej të bënte, pavarësisht se jemi ne ata që ndëshkohemi në këtë rast.
Kishim 12 ditë pushim para nisjes së fazës përgatitore dhe ishte një periudhë e shkurtër dhe lojtarët nuk kanë gjendjen e tyre optimale. Vinim pa ritmin e duhur dhe duhej të ishim më të kujdesshëm taktikisht. Kështu, përgjegjësia më takon edhe mua, që jam drejtuesi teknik i skuadrës.
Mosha? Këta lojtarë ishin edhe në 2017-ën dhe nuk u vjetëruan pas një muaji. Janë të ngarkuar nga faza përgatitore. E kemi kërkuar një qendërsulmues, por merkatoja e dimrit nuk të jep shumë hapësira. Kemi marrë një lojtar të ri si Krasniqi, i cili ka bërë mirë në Kategorinë e Parë, dhe duhet t’i japim kohën e duhur”, – u shpreh për “Supersport” trajneri i Skënderbeut pas ndeshjes në Gjirokastër.