Humbja në Gjirokastër, drejt largimit trajneri i Tiranës


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Luftëtari fitoi me shifrat 2-1 në ndeshjen e javës së 13-të në Kategorinë Superiore, duke përmbysur Tiranën brenda në Gjirokastër. Ekipi i Mezanit u ndëshkua në minutën e 36-të, pas një goli të Sentamus, me një aksion të bukur.

Me fillimin e të dytës, ishte ekipi bluzi që filloi të provonte për të reaguar, dhe në të 51-tën, gjirokastritët fituan një penallti pas një skeme nga goditja e dënimit, dhe Shkurtaj nuk gaboi nga 11 metra përballë Abibit.

Më pas, loja u hap dhe të dyja ekipet provuan të shënojnë golin e fitores. Ruçi në një rast bëri heroin përballë Hasanit, ndërsa edhe Shkurtaj humbi disa raste në sulm. Por, në të 88-tën, ishte Dunga që shënoi me një gol mjaft të bukur nga brenda zone, shkruan Panorama Sport.

Me këtë fitore, Luftëtari shkon në vendin e shtatë, me 13 pikë, ndërsa Tirana mbetet e teta, me vetëm 10 pikë.

Pas takimit ka folur për mediat trajneri, Ardian Mema, i cili ka njoftuar se do të bisedojë me drejtuesit për t’u larguar nga drejtimi i skuadrës.

“E vërtetë, Tirana është për mbijetesë. Momentalisht nuk mund të llogarisim asnjë gjë. Klasifikimi e tregon. Kur pësojmë 2 gola të tillë, as vetë nuk e di çfarë të them. Mendoj se mund të jetë ndeshja ime e fundit kjo. Do flas me drejtuesit, do diskutojmë për këtë gjendje”, tha mes tjerash Mema.