Laçi ka humbur në transfertë përballë Luftëtarit me rezultatin 2-1, duke u larguar më shumë nga zona e Europës. Në një prononcim për mediat, trajneri i Laçit, Gentian mezani është shprehur se Laçi ka merituar më shumë nga kjo ndeshje pasi e kanë ndëshkuar vetëm episodet.
Ai ka akuzuar edhe arbitrat, duke u shprehur se gabimet e tyre kanë qenë të shpeshta në ndeshjet e Laçit dhe ka kërkuar nga ta që të mbajnë mirë jo vetëm Laçin por të gjitha ndeshjet.
“Kam kërkuar nga skuadra që të mos prishen ekuilibrat por një moment filluam të bënim gabime pas gabimesh. Lulaj dhe Uzuni bënë gabime dhe një lojtar si Abazaj nuk fal në momente të tilla. Pastaj ishte edhe Shtubina dhe them që aksionet që mund të evitoheshin shumë thjeshtë.
3 humbje radhazi nuk i bëjnë mirë askujt dhe po rritet presioni. Kjo duhet të ishte një ndeshje kthese për ne pasi nuk mund të luajmë kur ndëshkohemi në fillim.
Sherri me Rexhinaldon? Të gjithë zërat që janë dëgjuar këtë javë kanë qenë diçka jo e mirë për skuadrën në këtë pjesë të sezonit. Përveç problemeve me Rexhinaldon, pjesa tjetër ka qenë e mirë. Ne jemi lart dhe mendojmë për të shkuar akoma më lart. Kemi presion vetëm ndeshjet dhe asgjë tjetër dhe shpresoj që të bëhet kthesa sa më shpejtë. I vetmi problem te Laçi juanë zërat që qarkullojnë në gazetë sepse në skuadër nuk ka ndodhur asgjë.
Skuadra ka luajtur mirë pjesën e dytë dhe mundësi ndërrimesh nuk kam pasur shumë pasi kemi bërë shumë ndeshje. Ne do të mundohemi që të marrim më të mirën.
Peanalltia? Ishte një pozicion i parregullt dhe nuk kemi të bëjmë me penallti. Edhe nëse do të ishte pozicion i rregull, ajo nuk ishte penallti. Është e disata herë që arbitrat po gabojnë ndaj Laçit dhe shpresoj që ata të mbajnë mirë jo vetëm Laçin por të gjitha ekipet pasi duke gabuar po prishin ndeshjet.
Rexhinaldo në formacion? Nuk e kemi mbajtur të fshehur pasi ai është stërvitur vetëm një ditë i diferencuar dhe e kam stërvitur unë. Ai ka qenë pjesë e skuadrës dhe nuk na kanë pëlqyer deklaratat e shkruara në media pasi nuk ka qenë Rexhinaldo ai që ka dhënë deklaratat që janë shkruar”, u shpreh Mezani.