Pas humbjes 1-0 në Gjirokastër, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, u shpreh shumë i mërzitur për mënyrën si u pësua goli, nga një pasim i gjatë, ku mbrojtja duhej të kishte vepruar më shpejt. Trajneri i korçarëve sqaroi edhe çështjen e mungesave të shumta për këtë ndeshje:
Të marrësh një gol në atë mënyrë, nuk arrij ta konceptoj. Duhet të përsërisim të njëjta gjëra, siç kemi thënë më parë. Gjatë gjithë ndeshjes ishim mirë, iu përgjigjëm kundërshtarit me lojën e shpejtë. Në fund pësuam atë gol nga një top i gjatë, nuk di çfarë të them
Na munguasn Radas, Abazi dhe Sibo dhe bëmë një formacion, sidomos në mbrojtje, me shumë arnime. U desh të merrnim një lojtar edhe nga të rinjtë. Radas është në Kroaci që pas ndeshjes me Kukësi, me lejen e presidencës. Ka arsye familjare për të qëndruar më gjatë, kurse Sibo na u dëmtua në momentin e fundit.
Mënyra si e pësuam atë gol është shumë e dhimbshme. Nuk e kam për minutën kur e pësuam, por mënyrën. Ishim të vendosur mirë dhe tentuam me kundërsulm. Pervan nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe ai është çelësi i lojës për ne. Nga mënyra si e ndërtuam lojën, menduam të fusnim Oto Xhon në sulm, për të marrë thellësi. Sulmuesit tanë kanë mangësi, krijojnë shumë dhe e bëjnë si puna e lojës, duke shpërdoruar shumë”, – tha për “Supersport” trajneri Shehi.