• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Horoskopi për sot, ja cila është shenja me fat

13/02/2019
Niseni ditën me horoskopin, zbuloni shenjën me fat për sot

Dashi-Kjo ditë do të jetë mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar. Disa probleme të punës, mund të shtrihen edhe në sferën private, çka do ju bëjë që të jeni të largët me partnerin/en. Bëni kujdes ndaj debateve, pasi rrezikoni që të shkaktoni krisje të madhe.

Demi-Parashikohet një ditë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të vijojnë të ndjejnë praninë e Hënës. Është një periudhë në të cilën ju po mblidhni frytet e shumëpritura. Po ashtu pritet që jeta juaj të ketë ndryshime revolucionare.

Binjakët-Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur me nervozizëm për të lindurit e kësaj shenje. Bëni mirë që gjatë kësaj dite të mos përhumbeni në probleme, por mundohuni të shkëputeni në aktivitete të kënaqshme. Keni nevojë për tu argëtuar më shumë, pas problemeve që keni kaluar.

Gaforrja-Këshillohet që gjatë kësaj dite të mundoheni të shmangni debatet sidomos në dashuri, por edhe në punë dhe në raportin me të tjerët. Bëni kujdes ndaj fjalëve që do të thoni, për shkak se mund të shkaktojnë krisje të mëdha. Parashikohet një ditë gjatë së cilës gjithçka duket e vështirë për shkak të tensioneve me të cilat po përballeni.

Luani-Kjo ditë është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të mbështetjes së yjeve. Do të rigjeni energjinë për të përballuar problemet e akumuluara. Në dashuri mund të rikuperoni dhe të sheshoni çdo keqkuptim me njeriun tuaj të zemrës.

Virgjëresha-Parashikohet një ditë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje të cilët më në fund në sajë të ndikimit të Venusit, do të njohin vetëm pozitivitet. Edhe takimet janë mjaft të favorshme, ndaj mjafton që të dilni dhe do të përballeni me mundësi të shumta.

Peshorja-Gjatë kësaj dite, do të jeni nën dominimin e favorshëm të yjeve, sidomos në dashuri. Ju pret një Shën Valentin special! Por bëni kujdes ndaj debateve, si në sferën profesionale edhe atë sentimentale.

Akrepi-Parashikohet një ditë e rënduar dhe me shumë mundësi e mbushur me debate. Para se të akuzoni ndonjë njeri, bëni mirë që të mendoni lidhur me përgjegjësitë tuaja. Rikuperime parashikohen në fushën e ndjenjave.

Shigjetari-Bëni mirë të qartësoheni me veten tuaj, sidomos sa i takon dashurisë, shkruan noa. Duhet të rigjeni qetësinë dhe të kuptoni personin që keni pranë dhe se çfarë dëshironi vërtetë nga lidhja në çift.

Bricjapi-Do të jetë një ditë në ekuilibër, ku nuk do të ketë as tensione por as lumturi. Megjithatë ka disa projekte të cilat priten që të realizohen brenda një kohe të shkurtër, ndaj mos u mendoni dy herë para se të hidhni hapin.

Ujori-Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm për të lindurit e kësaj shenje, sidomos lidhur me sferën sentimentale. Situata do të vijë në përmirësim në ditët në vijim.

Peshqit-Më në fund jeni të qetë dhe gati për të lënë pas shpine një periudhë të errët që ka karakterizuar muajin janar. Në dashuri parashikohen zhvillime mjaft pozitive.

Related Posts

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash
Lifestyle

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
Një zbulimi i papritur në një varr të lashtë mund të ‘ndihmojë në luftimin e kancerit’
Lifestyle

Një zbulimi i papritur në një varr të lashtë mund të ‘ndihmojë në luftimin e kancerit’

30/06/2025
Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht
Lifestyle

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

29/06/2025
Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës
Lifestyle

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

26/06/2025
Shpella mahnitëse e kristaleve ka një sekret vdekjeprurës
Lifestyle

Shpella mahnitëse e kristaleve ka një sekret vdekjeprurës

23/06/2025
Një ‘piramidë’ misterioze zbulohet në Antarktidë nën akull
Lifestyle

Një ‘piramidë’ misterioze zbulohet në Antarktidë nën akull

23/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al