Horoskopi për fundjavën, ja cila është shenja me fat


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 7 shtator 2019 për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa projekte të cilat duhet ti përfundoni sa më parë. Vështirësi do të ketë edhe në punë dhe familje, ndaj përgatituni që të përballeni me një periudhë aspak të lehtë.

Demi

Ky 7 shtator do të jetë mjaft i favorshëm për ju, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Nëse jeni vetëm, përgatituni për takime interesante. Fundjava paraqitet mjaft premtuese, ndaj përfitoni.

Binjakët

Pas një periudhe shumë të ngarkuar me stres, më në fund do të nisni të merrni frymë. Nëse jeni përballur me debate në familje apo me partnerin/en, mos u shqetësoni, pasi çdo gjë do të sistemohet. Këshillohet veçse që të bëni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Gaforrja

Gjatë kësaj fundjave më në fund do të mbusheni me frymë, pas problemeve profesionale dhe ligjore që keni pasur. Është momenti për tu rikarikuar, për t’iu përkushtuar njerëzve tuaj të zemrës dhe të mos bini pre e provokimeve.

Luani

Pas një fillim jave pozitive, do të përballeni me një sërë ndryshimesh. Bëni mirë që të dëgjoni të afërmit tuaj dhe ti mbështesni nëse ju kërkojnë ndihmë.

Virgjëresha

Pas disa ditëve të ngarkuara me stres, më në fund do të ndiheni më mirë. Nëse mundni dilni sa më shumë, pasi yjet janë në anën tuaj dhe premtojnë çlodhje.

Peshorja

Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të shmangni zënkat me njerëzit tuaj të dashur. Duhet të jeni sa më të durueshëm, pasi situatat e ngarkuara do të kalojnë shumë shpejtë.

Akrepi

Karikohuni me energji këtë fundjavë, e meritoni. Pas javëve të vështira që keni kaluar, ka ardhur momenti që të qetësoheni. Sa i takon dashurisë do të ketë zhvillime premtuese.

Shigjetari

Ka ardhur momenti për tu përballur me disa situata të mbetura pezull. Bëni mirë që të mos i shtyni projektet e reja, pasi është momenti për të vepruar, shkruan noa.al.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm dhe do ju karikojë me energji. Për këtë arsye do të gjeni forcën për të bërë miqësi të reja dhe do të punoni për një projekt të cilin e keni shumë përzemër. Ju pret një fundjavë mjaft e favorshme.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me emocione. Nëse jeni vetëm ka ardhur momenti që të hidhni hapin e parë ndaj një personi që e keni shumë përzemër. Ju pret një periudhë mjaft harmonike.

Peshqit

Do të keni mundësi që të merrni kënaqësi të mëdha mes fundjavës dhe fillimit të javës që vjen. E shtuna do të mundësojë rikuperim energjish, pasi më tej ju presin ditë të ngarkuara