Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim me akuzën e Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Blutë e Gjirokastrës sqarojnë se në pranga u vu Sinan Zeneli, 25 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Bashkia Memaliaj.
“Në datë 05.09.2017, në aksin rrugor Kalivaç – Krahës gjatë lëvizjes me automjetin e tij tip “Fiat Punto”, me targa AA427LR, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi duke hedhur dy thasë plastik me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva me peshë totale 23 kg e 500 gr. Në qëndër të fshatit Krahës braktisi automjetin dhe u largua”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.