• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia rrëqethëse: Dhurata e Enver Hoxhës për nënën gjirokastrite, dy ditë më pas i pushkatoi djalin, shokun e tij të fëmijërisë

17/02/2020
Fati tragjik i tregtarit nga Gjirokastra që ndihmoi me lekë Enver Hoxhën

Dhurata e diktatorit Enver Hoxha për nënën gjirokastrite. Dy ditë më pas, më 30 dhjetor 1947, e pushkatoi shokun e tij të fëmijërisë, Aqif Kashahun, birin e nënë Haxhesë së Palortosë.

Ishte data 28 dhjetor 1947. Myfit Kashahu ishte nisur nga Vlora drejt Tiranës për një takim shumë të vështirë. Pak ditë më heret ishte arrestuar i vëllai, Aqif Kashahu. Ishte arrestuar më 22 Shtator 1946. Pas torturash përgjatë një viti, ishte shpallur armik i popullit me akuzën: “Si njeri i prekur nga reforma, ka agjituar e propaganduar, duke hedhur parulla helmatuesi, ka pasur lidhje me sillogun e Janinës, është lidhur me elementët reaksionarë të Ballit Kombëtar, ka bërë mbledhje të fshehta, ku ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit popullor”.

Myfit Kashahu kishte qënë shok fëmijërie por edhe bashkënxënës në Gjorkastër e Korçë dhe më pas bashkëstudent me Enver Hoxhën Në francë. Në vitin 1947, Myfiti ishte gjyqtar në Vlorë sepse ën Francë kishte sturiuar për jurispodencë. Kështu u nis nga Vlora drejt Tiranës me qëllim për të takuar diktatorin dhe me shpresën se do ta ndihmonte, si shok fëmijërie e rinie. Do ti kërkonte ti falej jeta të vëllait Aqifit, I cili gjithashtu kishte qënë shok fëmijërie me Enver Hoxhën.

Kur mbërriti në Tiranë, te Komiteti Qëndror, po priste me frikë e antkh pranë derës së diktatorit. Kishte marrë përgjigjen positive se enver hoxha do të priste. Po qëndronte tek dera duke sjellë në vëmëndje gjtihë kujtimet e tij me diktatorin, kur ndanin bukën bashkë e kur gëzonin kohën kur fituan të drejtëne studimit.

Kur u hap dera dhe u shfaq miku I tij I kohëve të fëmijërisë dhe rinisë, Myfiti kish shpresuar se do të mund ta shpëtonte të vëllanë sepse diktatori e pri me buzëqeshje.

Takimi me diktatorin!

Hë Myfit si je? Si shkon me punen? E kish pyetur me buzëqeshje diktaroti. Myfiti disi I shpenguarnga mikpritja kish hyrë drejt e në temë: mirë jam Enver, nuke di a e ke marrë vesh se Aqifi është arrestuar dhe e mbajnë në burg te “shtatë penxheret” tin a njeh mirë sepse jemi rritur bashkë, Aqifi ska bërë asgjë.

Ju njoh si nuk u njoh: ish përgjgjur diktatori, “në se ke ardhur për këtë punë kot je munduar, duhet të kini besim te partia. Po teta Haxheja si është?

“Si të jetë” I ishte përgjgijur Myfiti, “ e merakosur për djalin”

“E kujtoj ngahera teto haxhenë gojëëmbël por i thuaj të mos bëhet merak. Meqe jemi në prag festash po të jap një dhuratë tia dërgosh”.

Ishte larguar në një dhomë tjetër ngjitur për tu shfaqur pajk çaste më pas me një pako në dorë për nënë Haxhenë.

“Të fala bëj Nënë Haxhesë e thuaj të mos merakoset”.

Me këto fjalë, Myfiti u nis drejt Gjirokastrës I çliruar dhe I sigurt se jeta e të vëllait nuk ishte më në rrezik. Sapo mbërriti në shtëpi e priste nënë Haxheja e shqetësuar për fatine të birit, Aqifit. Pasi dëgjoi nga Myfiti se Enveri I kishte dhënë garanci, nënë Haxheja ishte çliruar. Më pas ajo do të hapte edhe dhuratën që I kishte dërguar diktatori. Ishte një shifon I zi dhe një palë qorape të zeza. Nëna e shkretë e kuptoi mesazhin orgurzi të djalit problematik të Palortosë dhe lëshoi një ofshamë dhimbje. Dy ditë më pas, gjykata e Gjirokastrës e dënoi me pushkatim Aqif Kashahun.

Dita e gjyqit!

Kur prokurori Vangjel Pecani uluriste si bishë dhe kërkonte dënim me pushkatim për Aqif Kashahun, Po pushkatohej pa bërë asnjë faj. Teto Haxheja, e ëma e Aqif Kashahut, ishte në mesin e një grupi njerëzish që regjimi i mblidhte në sallat e frikshme, ku vendosej vdekja e bijve më të mirë. Kishte ardhë e paftuar në atë sallë. Ndërsa nënë Haxheja qante, një pjesë tjetër e sallës duartrokiste për vendimin që kishte marrë partia, për vdekjen e armikut të popullit. Ishte masa injorante, ajo pjesë e vogël e shoqërisë së asaj kohe, që nuk kishte lidhje me humanizmin. Përmes asaj shtrese injorante të shoqërisë shqipëtare, regjimi do të vriste Aqif Kashaun e mijëra djem, burra e gra shqiptarë, pa bërë asnjë faj.

Ja si e përshkruan profesor Pëllumb A. ÇABEJ, ditën e gjyqit të Aqif Kashahut: “I pandehur – i tha kryetari i gjykatës – a e pranon akuzën? Jo,- tha Aqifi,- ajo është e gatuar me lakrat e sigurimit të Shtetit drejtuar nga Subo Bakiri. Shkruaj, – i tha Kryetari sekretares, se nuk e pranon. Më poshtë pastaj, foli prokurori: Ç’doje të tregoje mbi Anglinë? Anglia është ndër shtetet më të pasura të botës dhe me një ekonomi dhe një politikë të përparuar, – tha Aqifi. Po të ishte Shqipëria me Anglinë, zoti prokuror, këtu do të ishte kopsht me lule, do ishte parajsa e vërtet. U bëtë me Stalinin, mustaqe madhin që do t’ju shpjerë në komunizëm… kësaj i thonë përrallë me mbret. Kush e ka parë me të vërtet komunizmin? Jo, askush.

Kjo është një idil, as nuk preket e as nuk shihet. S’është gjë tjetër, veçse një shkencë utopike që nuk përputhet me realitetin. Ç’pritet nga muzhiku, zoti Prokuror, kur mender jush, nuk ka brekë në bythë. Nga ata presim të shohë hajër Shqipëria? Stalini ishte diktator kur tha, – Jepuni shqiptarëve farë bliri që t’i mbjellin rrugës për t’ju bërë hije. Kurse ne, zoti prokuror, na gërryen zorrët nga uria. Sarkazma e Aqif Kashahut ishte bërë presë me dy thika, sa prokurori u ngrit në këmbë i revoltuar dhe thirri: Pusho i pandehur. Mjaft llokoçitët, zoti gjyqtar koka e këtij të pandehuri ka lakra, drejtësia jonë do t’ia shkulë, po Zërin e së vërtetës nuk mund t’ia shkulni dot! – tha Aqifi – dhe prej asaj keni frikë..?”, rrëfen profesor Prof. Pëllumb A. ÇABEJ, i cili i referohet dokumentave e dëshmive autentike rreth pushkatimit të Aqif Kashahut.

Pushkatimi

Aqif Kashahu u pushkatua në Gërhotin e Gjirokastrës, më 30 dhjetor të vitit 1946, në moshën 37 vjeç. Eshtrat e tij nuk u gjendën kurrë. Menjëherë pasi gjykata vendosi dënimin me pushkatim, skuadrat e pushkatimit e morën Aqifin Kashaun dhe e degdisën në periferi të qytetit, për ta pushkatuar e për t’ia tretur eshtrat në harresë.

Shënim: Historia mbështetet në një artikulli botuar në radiandradi që i referohet librit “memorie, mbresa dhe kujtime” me autor Tajar Kokalari si dhe rrëfimit të profesor Pëllumb A. ÇABEJ, i cili i referohet dokumentave e dëshmive autentike rreth pushkatimit të Aqif Kashahut. Kujto.al

Related Posts

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar
Kryesore

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
Kryesore

“Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

15/09/2025
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë

15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Kryesore

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

15/09/2025
Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Kryesore

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

15/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

20,000 euro për dashurinë e Liam Neeson! Cili është mashtrimi romantik që është shndërruar në makth për mijëra njerëz?

20,000 euro për dashurinë e Liam Neeson! Cili është mashtrimi romantik që është shndërruar në makth për mijëra njerëz?

16/09/2025
PSG, Marquinhos vlerëson Atalantën: Ekip i  fortë, sfidë delikate ndaj tyre

PSG, Marquinhos vlerëson Atalantën: Ekip i  fortë, sfidë delikate ndaj tyre

16/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al