• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hila tallet me Ramën: Gjirokastritët kërkojnë taksë rruge edhe në jug

28/03/2018
Hila tallet me Ramën: Gjirokastritët kërkojnë taksë rruge edhe në jug

Nga Dritan Hila

I nderuar kryeministri Rama Në këto moment kur ndodheni në sulmin e opozitës dhe pengesat që ju nxjerr presidenti për ngrënien vetëm të tepsisë, ju shkruajmë këtë letër, jo të nisur nga inati pse e ha vetëm, se uria nuk ka arsye, dhe ti je i uritur sikur ke dale dje nga burgu. Arsyet jane te tjera. Vërtetë neve na thone kolaq por kjo letër do ju dëshmojë të kundërtën. Ndaj po ta shkruajmë edhe letrën që ta përdorësh në ERTV si përkrahje nga populli. Po e themi që në krye të herës; ne jemi per rritjen e taksave dhe taksimin e rrugëve. Jo sepse votojmë majtas. Se tek paraja nuk njihet as vëllai. Por as letren nuk është se po ta nisim kështu, badihava, pa bërë llogaritë. Së pari, ne nuk na vret shumë taksa e tunelit se nuk na çon puna andej. Por edhe po e vendose ne jug taksen e rruges nuk eshte se na vret shume sepse hypim 20 veta ne veture ndaj kostoja për person është e paperfillshme, kur udhëtojmë. Kemi dëgjuar se kuksianët e kanë bërë nga 6 në 10 mijë lekë biletën, sapo dëgjuan se do të vihet taksa. Neve na marrin të keqen se nisemi në këmbë për aq para. Së dyti, ne, ka ca vite që nuk para vijmë në Tiranë. Më te shumtën e herëve rrahim nga Gjirokastra ne Kakavije. Dhe në atë krah e dimë që nuk ta mban bitha ta vësh taksë se ke punë me grekun. Kështuqë në rregull jemi.

Ne e dimë se do thuash që meqë do vendosim taksë rruge do të ulim taksat e qarkullimit nga nafta dhe kështu karburantet nga 172 lekë do të ulet në 182 leke. E dimë që e qan këtë matematikë si në rastin e kilovatit kur erdhe sefte që e nxorre se 9 lekë janë më pak se 7 lekë. Por nejse. Por edhe kjo nuk na vret se ne zakonisht furnizohemi në Janinë. Këto që të shkruajmë donim te ti thonim në celular, por ti nuk na more mbrapsh megjithëse të nisëm 4 herë zile. Ndaj po deshe hajde dhe merre letrën vetë, se kushtonte posta./dritare.net

Related Posts

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali
Lajme

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

11/07/2025
Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

11/07/2025
Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al