6 mxënës janë helmuar sot në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’ në Fier. Fillimisht u tha se 6 nxënës janë helmuar gjatë laboratorit në orën e lëndës së Kimisë, ku dicka ka rezultaur gabim, duke sjelle reaksionin kimik.
Autoritetet përkatëse e hedhin paraprakisht poshtë këtë tezë.
Mësohet se këta nxënës kanë dalë nga klasa të asfiksuar dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Situata e tyre, sipas mjekut, është e normalizuar tashmë.
“Sot rreth orës 13:10, në lagjen “Kastriot”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjeksor në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Paraprakisht nuk dihet kush ka qënë shkaku i kësaj situate. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrathanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.