Edhe pse ka 1 muaj që vjeshta ka hyrë zyrtarisht, temperaturat nuk e kanë treguar këtë. Por duket se ditët e fundit, kanë nisur të bien temperaturat.
Por si do të jetë dita e enjte? Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të ketë reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.
Më poshtë parashikimi i motit:
Reshjet
Të enjten priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Temperaturat
Të enjten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 19 °C
në vendet e ulëta: 13 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C
Era
Të enjten era pritet të fryjë e lehtë.
Të enjten pritet rrezik ‘i moderuar’ vetëm në qarqet Dibër dhe Elbasan. Pjesa tjetër e territorit pritet të ketë rrezik ‘i ulët’ ose ‘s’ka rrezik’.