• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Harro mushkë Valarenë, se Ali Pashë e prenë”… E vërteta e shprehjes që lidhet me fshatin e Gjirokastrës

16/02/2018
“Harro mushkë Valarenë, se Ali Pashë e prenë”… E vërteta e shprehjes që lidhet me fshatin e Gjirokastrës

Hani i Valaresë ka qenë ndërtuar në fushë, përmes luginës që formohet nga mali i Lunxhërisë dhe Mali i Gjerë, përballë, në të dy krahët kishte ekzaktësisht fshatrat e Erindit dhe Mashkullorës. Aty duhet të ketë kaluar rruga në periudhën Bizantine që lidhte Tepelenën dhe Janinën, sepse rruga antike në periudhën romake, kalonte përmes fshatrave të Lunxhërisë, zbriste në Libohovë dhe vazhdonte në qafën e Peshkëpisë. Pronari i këtij hani ka qenë Xharau dhe Myrtezan Agai, nga Gjirokastra.

Është e njohur masakra te Hani i Valaresë e marsit të vitit181: Ali Pashai i shtroni në driza 780 burrat e Kardhiqit, të mbyllur në haurin ku rrinin kuajt e udhëtarëve, dhe urdhëroi mirditorët, që kishte në ushtrinë e tij, t’i vrisnin, por ata i thanë Pashait t’i armatoste kardhiqotët dhe të luftonin me ta burrërisht. Pashai u inatos dhe urdhëroi Thanas Vajën, i cili organizoi vrasjen e tyre nga bedenat e kalasë me gardën e tij. Populli e përjetësoi në këngë këtë mizori ku thuhet: “Në fushë të Valaresë,/ i biri i Han Kokopesë,/ vrau gjashtëqind e pesë”…

Përse u vranë Kardhiqit? Ali Pasha kishte marrë një borxh të madh tek agallarët e Kardhiqit, para se bëhej Vezir, këta e lajmëruan disa herë, por Pashai s’ua vuri veshin. Rastisi që te Ura e Kardhiqit të kalonte me mushkë Hankua, e ëma e Aliut dhe e bija, motra e tij. Kardhiqotët i kapën rob dhe i mbyllën në një shtëpi të trajtuara shumë mirë. I dërguan Pashait të dërgonte borxhin, për t’i lëshuar pengun. Një miku i Aliut nga Libohova, sikundër dëshmon një udhëtar i huaj, i dërgoi kardhiqotëve borxhin dhe ata e liruan nënën dhe motrën e Aliut, duke i ulur në shalën e mushkës mbrapsht, me domethënien se Aliu duhet ta shikonte Kardhiqin në ikje, të mos kthehej më atje.

Në literaturën e huaj shkruhet se kardhiqotët i kanë ç’nderuar nënën dhe motrën e Ali Pashës, dhe Aliu u hakmor. Të huajt nuk e njihnin traditën shqiptare se kjo nuk ndodhte kurrë në Shqipëri, as nuk mund ta perceptonin dot se në Shqipëri, sikur vajzës ose gruas t’i hiqej shamija e kokës, ose t’i flitet në rrugë apo në krua, ishte ç’nderim. Këtë e dinte mirë Aliu, mjaftonte mbajtja peng të konsiderohej turp i madh që i bëhej atij, prandaj i masakroi kardhiqotët me dredhi.

Pas vrasjes së Ali Pashës, ushtria turke ushtroi dhunë për ta nënshtruar vendin, i cili kishte jetuar një farë qetësie nga zgjedha otomane, kur sundonte Aliu. Në këto reprezalje edhe Hani i Valaresë, vendpushimi i Ali Pashës kur kthehej nga Tepelena për në Janinë, ose anasjelltas, ishte prishur. Kur motra e Ali Pashës po nisej për Tepelenë, i thotë mushkës që mori rrugën për te hani i Valaresë, shprehjen e famshme, sepse nuk e kishin më komoditetin dhe mbrojtjen e Ali Pashës, sikundër deri atëhere. Ndërsa në një variant tjetër të ngjarjes-legjendë, thuhet se dhe 10 vjet pas masakrës sa që gjallë Ali Pasha në këtë fushë nuk kulloti asnjë kafshë tjetër, përveç mushkave dhe kuajve të Ali Pashë Tepelenës. Por me vrasjen e tij aty vërshuan mushkat e kuajt e fshatrave përreth, ndaj ngeli shprehja “Harro mushke Valarenë”. 

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici
Lajme

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë
Kryesore

Moti i keq godet Shqipërinë/ Paralajmërimi i IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

14/02/2026
Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes
Kryesore

Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes

14/02/2026
Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur
Kryesore

Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur

14/02/2026
Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar
Kryesore

Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qeveria mbështet skiatoren Lara Colturi, akordon 10 milionë lekë për Federatën e Skive për Lojërat Olimpike Dimërore

Lojërat Olimpike/ Colturi zhgënjen në lëshimin e dytë, zë vendin e 16-të

15/02/2026
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor

“Trabzonspor do e shesë 30 milionë euro”, në Turqi të bindur për Muçin

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al