Një burrë ka denoncuar në polici largimin nga banesa të bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë. Sipas policisë, shtetasi S.A., vjeç 39, banues në Sarandë, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja M.A., 29 vjeçe, banuese në Sarandë, me dy fëmijët e saj të mitur. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e 29-vjeçares dhe fëmijëve.
© ArgjiroLajm.net