Këto ditë të alarmit për Koronavirus, janë konstatuar edhe në vendin tonë raste të dyshimta, që pas analizave kanë rezultuar negative. Zyrtarisht, Shqipëria qëndron e paprekur nga fenomeni, edhe pse virusi ka mbërritur në Maqedoni, Greqi, Kroaci, Serbi, ndërkohë që ka avancuar shumë në Itali.
Por këto ditë, gazeta Mapo ka mësuar se një rast i një gruaje nga Fieri ka alarmuar mjekët tanë për shkak se ajo ka shfaqur simptomat. Për më tepër që pacientja është një italiane e martuar në Fier. Pas shqyrtimit paraprak në qytetin ku ajo banon, e kanë sjellë për analizë më të specializuar në Tiranë.
Pasi i kanë marrë kampionët, laboratori ka treguar se zonja nuk ishte e prekur nga Koronavirusi. Dhe sot, ajo është kthyer sërish në banesën e saj në Fier./ Mapo