Një grua e moshuar nga fshati Dervician në Dropull është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrë.
Dyshohet se ajo ka dëmtuar me sende të forta xhamat e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit P.K vjeç 56, banues në fshatin Dhoksat.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Dervician, ndërsa motivet e konfliktit nuk bëhen me dije.
©ArgjiroLajm.net