• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia sjell prova të reja për Klement Balilin

14/01/2019
Dalin pamjet e Klement Balilit teksa feston në resortin e tij në Sarandë (VIDEO)

Prej dy vitesh, Klement Balili vazhdon të jetë i lirë dhe policia që gjoja niset për aksionet me qëllim arrestimin e tij dhe gjithmonë dështon.

Një burim pranë Ministrisë së Drejtësisë ka thënë se Greqia i është përgjigjur në fund të muajit dhjetor 2018, përmes një letërporosie, kërkesës së Krimeve të Rënda, e cila këmbënguli t’i dorëzoheshin prova shtesë ndaj 46-vjeçarit.

Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i prokurorisë që në 2018 zgjati 3 herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si ‘Eskobari i Ballkanit’, por që për shkak të dështimit të policisë për ta arrestuar, u quajt nga ish-ambasadori Donald Lu edhe si magjistari.

Tashmë që pala greke i bashkëngjit akte të reja, mes tyre procesverbale të kqyrjes së ngarkesës së hashashit dhe dëshmitë e dy të dyshuarve si skafistë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, sfida për prokurorinë është se sa kohë do t’i duhet asaj për t’i mbyllur hetimet.

Megjithatë, edhe pse nuk jepen detaje nëse kanë apo jo vlerë për hetimet procesverbalet e dorëzuara, një burim tha se pritet që brenda muajit janar prokuroria t’i dorëzojë gjykatës dosjen e mbyllur, duke dërguar nën akuzë vetëm Klement Balilin, njeriun që përmbi dy vjet vazhdon në arrati të luajë me autoritetet.

Pas dorëzimit të dosjes është gjykata që do të vlerësojë në një seancë paraprake për dërgimin në gjykatë të Balilit për veprat e trafikut dhe të grupit kriminal. Ajo që dihet me siguri është se që prej 2016 policia ka organizuar 14 aksione për kapjen e tij, por ka dështuar, madje edhe pse vendosi një shpërblim prej 5 milionë lekë për çdokënd që do të jepte informacion të vlefshëm. Ky dështim u lakua edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtuesit e policisë.

‘Unë nuk dua të presim të vijë ambasadorja amerikane për të na kujtuar gjatë ndonjë fjalimi përshëndetës që Klement Balili nuk është kapur akoma’, thonte Rama. /Top Channel

Related Posts

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë
Kryesore

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë

02/02/2026
Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria
Kryesore

Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria

02/02/2026
Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët
Lajme

Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët

02/02/2026
Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)
Kryesore

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)

02/02/2026
PD përgënjeshtron lajmin për dorëheqjen e Bujar Leskajt: Shpifje e Edi Ramës!
Kryesore

Bujar Leskaj kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë

02/02/2026
Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri
Kryesore

Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

02/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trashëgimi e pavdekshme, polemika pa fund: Michael Jackson sërish në fokus me dokumentarin e ri

Trashëgimi e pavdekshme, polemika pa fund: Michael Jackson sërish në fokus me dokumentarin e ri

02/02/2026
Zyrtare/ Transferimi i bujshëm i merkatos, Benzema bashkohet me rivalët e Al Ittihad

Zyrtare/ Transferimi i bujshëm i merkatos, Benzema bashkohet me rivalët e Al Ittihad

02/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al