• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia kërkon edhe 8 mijë varre të tjera në Shqipëri

04/11/2019
Greqia kërkon edhe 8 mijë varre të tjera në Shqipëri

Në laboratorin e Spitalit Ushtarak 401, biologu grek Panagiotis Menounos punon ne menyre sistematike për identifikimin e materialit gjenetik të të rënëve në luftën greko-italiane të vitit 1940-41.Qëllimi i tij kryesor, siç ai thekson për Kathimerini, është të mos harrohen ushtarët Grekë që “ranë heroikisht, pa pasur mundësi, të afërmit e tyre të mësojnë se ku gjenden, pa mundur t’i nderojnë ashtu siç u takon”.

Në Janar të 2018-ës, Komisioni Miks Greko-Shqiptar realizoi kërkimet e para ne një varr të përbashkët, duke gjetur sipas Kathimerini fillimisht eshtrat e 420 të rënëve, shkruan tirananews.al. “Kërkimet dhe zhvarrimet që vazhdojnë janë fokusuar në gjetjen e eshtrave të 7.976 të rënëve gjithsejt.Z.Menounos ka udhetur disa herë në vendin ku bëhën kërkimet në grykën e Këlcyrës.Procedura e vështirë e identifikimit fillon me përzgjedhjen e pjesës së përshtatshme nga eshtrat që janë gjetur,pastrimin e tyre edhe më pas përpunimin që u behet në laborator.Ky përpunim përmban nje pastrim specifik dhe analizën e kampionëve të ADN-së me procedura dhe mjete specifike.Për cdo të rënë nevojiten minimalisht dy kampionë ADN-je prej te cilëve njeri nga linja e babait dhe tjetri nga linja e nënës”, thuhet në lajmin e Kathimerinit.

E vërteta mbi luftimet e palëve në Këlcyrën strategjike

Historiani Nuri Dragoj ka shkruar se enciklopedia ushtarake greke e konsideron Këlcyrën nyje lidhëse për jugun e Shqipërisë, pikë kyçe strategjike, prej së cilës mund të kontrollohen lehtësisht kalimet për në Korçë, Berat, Tepelene, Gjirokastër e më gjerë. Për pozitën e saj gjeografike, Këlcyra paraqiste çelësin për zgjidhjen e betejës së madhe midis ushtrisë greke dhe asaj italiane, piketuar në pesëmbëdhjetë ditëshin e dytë të muajit nëntor 1940. E ndodhur midis malesh të lartë, Këlcyra kontrollonte kalimet drejt detit Jon dhe drejt Prevezës. Hanë të shumta dokumentet që flasin për interesimin e politikës greke në marrjen e Këlcyrës, pasi në këtë mënyrë do të kishin në dorë Jugun e Shqipërisë.

Kryeministri grek Metaksa pohonte në janar te vitit 1940, se forcat greke do të çlironin dhe toka shqiptare, por jo në dobi të pavaresisë së Shqipërisë, duke lenë të nënkuptohej se trevat jugore ishin territor i Greqisë dhe se trupat e tyre nuk do t’i lëshonin kurrë. Edhe Italia pretendonte të njëjtën gjë. Pra dy shtetet ndërluftuese e dredhin gjakun për të zhvatur pjesë nga trupi i Shqipërisë. Në kujtimet e tij, Biagio Branacci përshkruante ditët e dhjetorit të vitit 1940 dhe fillimin e vitit 1941, ditë dimri me borë që binte pa pushim, i ftohtë i madh në lartësi, por për shkak të vlerës strategjike të Këlcyrës justifikohej flijimi i shumë të rinjëve italianë. Atëherë Greqia mundi të pushtonte Këlcyrën dhe të shtrihej deri në malin Qarishtë e Spadarë. Në frontin Dhëmbel – Këlcyrë – Qarishtë ushtria greke la shumë të vrarë kundër trupave italiane, të cilat e patën kthyer Këlcyrën në një kështjellë të fortë.

Në ditët e para të dhjetorit ranë një e nga një Pogradeci, Erseka, Leskoviku, Përmeti dhe Delvina. Më 8 dhjetor grekët hynë në Gjirokastër. Premtimet e gjeneralit Viskonti Prasca, që mendonte se operacioni do të zgjaste vetëm pak ditë, gati ishin harruar. Në fakt ushtria italiane ishte tërhequr dhe qe vendosur në vijën mbrojtëse Himarë-Liqeni Ohrit. Pika kyçe ishte pozicioni Këlcyrë-Tepelenë, e cila duhej të mbrohej me çdo kusht. Humbja e kësaj pike strategjike u krijonte mundësi trupave greke të dilnin në Këlcyrë, Berat e Vlorë. Prandaj ushtria helene sulmoi me forca të përqëndruara dhe e mori Këlcyrën. Bora e madhe në malet përreth dhe veshjet e dobëta të italianëve e rënduan më tej gjendjen e ushtrisë. Në kushte të tilla, Viskonti Prasca u detyrua të largohej dhe vendin e tij e zuri gjenerali Ubaldo Soddu, e më pas komandën e mori Kavalero.

Batalionet italiane ngulmuan sërish për të marrë Këlcyrën, por më 17 dhjetor u thyen në drejtim të Tepelenës. Me këtë rast Duçja i dërgonte një letër të ashpër gjeneralit Cavallero, ku i thoshte se nuk njihte kthim prapa, derisa trupat të vdisnin të gjithë në vend. Një ditë më pas Cavallero shkoi te Duçja në Itali dhe i premtoi se atë javë do të organizonte një ofensive të madhe në Këlcyrë dhe Tomorricë.

Më 19 dhjetor u dha lajmi se divizioni Siena qe shpartalluar në bregdet. Duçja përgatitej të njoftonte Hitlerin për humbjen, por priste përgjigjen e Cavalleros për sulmin e premtuar në vijën Tepelenë – Këlcyrë. Në prag të Krishtlindjeve italianët e rimorën Këlcyrën. Pozicionet u mbajtën, por ishin shumë të vrarë që duhej të varroseshin sipas riteve fetare. Më 23 dhjetor 1940, trupat greke sulmuan sërish dhe dëmet në radhët e ushtarëve italianë qenë të shumta. Ishin vrarë një numër i madh oficerësh. Në janar forcat greke, nën komandën e gjeneral Aleksandër Papagos, sulmuan sërish trupat italiane të vendosura nga Qarrishta në malin e Topojanit dhe Vjosë, të cilat nuk rezistuan gjatë. Më 9 janar, një sulm tjetër grek në drejtim të Këlcyrës bëri që ajo të merrej prej tyre. Më 11 janar, Cavallero njoftonte për humbjen e Këlcyrës dhe rolin e propagandës anglo-greke me anë të shtypit dhe radios në dëm të Romës. Dështoi dhe divizioni Lupi di Toscana, mbi të cilin ishin mbështetur shpresa të mëdha. Gjithsesi, mbrojtjen e atyre ditëve italianët e quanin heroike. / tirananews.al

Related Posts

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!
Kryesore

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë
Kryesore

Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

14/07/2025
Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo
Kryesore

Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo

14/07/2025
Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine
Kryesore

Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine

14/07/2025
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë, zbardhet shkaku
Kryesore

Kishte brenda një emigrant të paligjshëm, ndalohet autobusi i agjencisë shqiptare në Qafë Botë

14/07/2025
E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj

14/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

14/07/2025
Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al