Shteti fqinj, Greqia ka filluar sërish të dëbojë në masë emigrantët shqiptarë që kanë shkelur në mënyrë të paligjshme tokën helene.
Që nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut të 2017 policia greke i ka kthyer autoriteteve shqiptarë 5.958 shqiptar, nga 9.438 që ishte numri i përgjithshëm i të kthyerve për në vendet e tjera.
Numri më i madh i shqiptarëve të kthyer nga policia greke ka qenë në muajin prill dhe qershor me mbi 1.000 shqiptar, ndërsa numri më i vogël i të kthyerve ka qenë në muajin shkurt me 500 shqiptar.
Për kthimin e tyre janë përdorur rreth 120 autobuza të policisë greke, që do të thotë se fshesa kundra emigrantëve të paligjshëm që nga 1991 e deri më sot po vazhdon normalisht, njëllojë si në vendet e tjera të BE.
Dëbimet sipas muajve:
Janar – 717
Shkurt – 503
Mars – 867
Prill – 1005
Maj – 791
Qershor – 1019
Korrik – 875
Për vitin 2016 policia greke dëboi 10.386 shqiptar, nga 17.663 që ishte numri i përgjithshëm i të dëbuarve nga ky vend.