Sjellja me administratën, veçanërisht në bashkitë që më 30 qershor iu morën të djathtës, mësohet se ishte një ndër temat kryesore të takimit të këshillit të Partisë Socialiste për Jugun.
Kryeparlamentari Gramoz Ruci, në cilësinë e drejtuesit politik, mësohet se u ka përcjellë kryebashkiakëve porosinë e kryeministrit në përzgjedhjen gjinore por dhe kërkesën për të mos pasur shkarkime të pajustifikuara nga puna.
Këtë qëndrim kreu i qeverisë e ka artikuluar shpesh pasi PS mori drejtimin e të gjitha bashkive të vendit, por në takimin e shtabit të veriut që drejton vetë, urdhëroi reprezaljen me drejtorët e Shkodrës.
Ndërsa për punësimet e reja, Ruçi u ka kërkuar kryebashkiakëve të rinj të kenë bazë vetëm ligjin, në mënyrë që askush të mos përfitojë nga lekët e shtetit.
Ashtu si dhe në takimet e koordinatorëve të veriut dhe Shqipërisë e Mesme, përgatitjet për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste kanë qenë një tjetër temë kryesore e takimit që u mbajt me dyer të mbyllura.
Më herët, përfaqësuesit e PS u bënë bashkë me ata të PD në përkujtimin e 99 vjetorit të luftës së Vlorës kundër Italisë.
Pas tre muajsh luftime, më 3 shtator 1920, forcat kryengritëse shqiptare morën Vlorën duke i detyruar pushuesit italianë të largohen.