Policia e Gjirokastrës vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm pranë Kordhocës, ku mbetën të plagosur dy persona. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkaktari i aksidentit ishte shtetasi B.K, banues në Tiranë. Ai drejtonte makinën tip ‘Wolsvagen Golf’ me targa AA 031 CG, teksa i ka ndërprerë rrugën fuoristradës ‘Mercedes Benz’ me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, banues në Gjirokastër. Më pas në aksident është përfshirë edhe automjeti tjetër tip ‘Wolsvagen’ me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A.M, banues në Këlcyrë. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur shtetasit Olsi Buzheri nga Lazarati, 23 vjec dhe Besnik Kordha nga Tepelena, 64 vjec. Ata ndodhen në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën. Më shumë plagë ka marrë 64-vjecari nga Tepelena. Më poshtë foto nga aksidenti.
© ArgjiroLajm.net