Pjesa më e madhe janë larguar apo vetëlarguar, apo dhe të tjerë që mund të vijnë në një situatë kaotike dhe pa garanci financiare.
Por, ajo që të bën përshtypje është se trajneri i r ii Luftëtarit, Ilias Fyntanis është polic në profesion, e madje e ka ushtruar detyrën e dhe në vitet e fundit. Ai ka drejtuar më shumë ekipe të ligave të ulëta në Greqi, ndërsa me shumë gjasa edhe merkato e bluzinjve do të jetë e përqendruar në kampionatin helen.
Nesër pasdite, Luftëtari pritet që të zbresë në fushë dhe aty do të mësohet shumë rreth stafit, skuadrës, apo dhe ndonjë afrimi!
Luftëtari pritet që të zyrtarizojë një trajner grek, Ilias Fyntanis, i cili është prezantuar si një lajm i bujshëm nga gjirokastritët. Por ajo që shqetëson më shumë është se kush do të jenë lojtarët që do të veshin fanellën e Luftëtarit, nga ata të sezonit të shkua.