Pasi arriti të siguronte praktikisht mbijetesën, te Luftëtari u duke se u kthye qetësia por në fakt nuk ka ndodhur ashtu. Eliminimi në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës ka sjellë jo pak lëvizje në kampin bluzi ku shumë futbollistë kanë bërë gati valixhet për t’u larguar nga ekipi me të cilin vetëm pak muaj më parë, shkruan historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Ligën e Europës.
Argjirolajm.net ka mësuar nga burime pranë klubit gjirokastrit se një tjetër futbollist ka bërë gati valixhet. Drejtuesit e klubit kanë pasur një takim me portierin ku është vendosur që në fund të sezonit, ai të lihet i lirë dhe të firmosë me klub tjetër pas pasur pengesa. Portieri titullar Shkëlzen Ruçi i cili në sezonet e fundit ka qenë një siguri në portën e Luftëtarit, po luan ndeshjet e tij të fundit me bluzinjtë.
Problemet e shumta në klub duket se e kanë shtyrë portierin që të shohë për një tjetër aventurë. Pavarësisht konkurrencës me portierë të tjerë të afruar në merkato nga drejtuesit, Ruçi ka arritur të bindë me paraqitjet e tij duke qenë nga më të aktivizuarit në kampionat.