Goditet banda në Greqi, në pranga 3 shqiptarë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pesë shtetas grekë dhe tre shqiptarë janë arrestuar si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike. Si kreu i rrjetit konsiderohet një shtetas tjetër shqiptar, që është shpallur në kërkim.

Operacioni filloi të premten në Atikë dhe Thesali dhe  drejtoria e përgjithshme e policisë greke publikoi një komunikatë pasditen e të shtunës.

Si i implikuar në këtë rrjet akuzohet edhe një tjetër pjesëtar i policisë, që shërbente në Grebena, por ai është lënë të hetohet në gjendje të lirë, pasi ende nuk është zbardhur roli i tij në përbëje të rrjetit.

Sipas komunikatës, hetimet nga shërbimi i kontrollit të brendshëm kishin filluar që në muajin korrik. Nën komisari i policisë akuzohet se i dispononte lëndë narkotike një rrethi të zgjeruar personash. Të dy policët, duke shfrytëzuar detyrën e tyre, i ofronin rrjetit informata që lehtësonin veprimtarinë e tyre.

Rrjeti i trafikut të drogës vepronte në Atikë, Thesali dhe në Peloponez. Nga kontrollet që ushtroi policia në tetë banesa, u gjetën dhe u sekuestruan:

Lëndë narkotike si kokainë dhe kanabis,  5 armë të tipit pistoletë, shuma parash me vlerë të përgjithshme 35.000 euro, një numër i madh telefonash dhe kartash sim, bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara.

Gjithashtu u sekuestruan tre automjete që përdoreshin nga rrjeti për të trafikuar lëndët narkotike.