Pjesëmarrja në dasmën e mikut të tij hajdut i ka kushtuar shtrenjte një shqiptari…Policia italiane në Milano ka arrestuar 46-vjeçarin italian Dante Di Lalla, pak orë përpara dasmës së tij, raportojnë sot mediat italiane.
Së bashku me të u ndalua edhe shqiptari 29-vjeçar, Zef Frisku. Ky i fundit ishte dëshmitar në dasmën e mikut të tij italian.
Arrestimet vijnë në kuadër të goditjes së një bande kriminale që merrej me vjedhjen e automjeteve. Më pas, ato çmontoheshin dhe futeshin në tregun e zi si pjesë këmbimi. Ka raste, shkruajnë mediat italiane, kur automjetet shiteshin edhe në Shqipëri.
Në total, në prangat e karabinierëve përfunduan 12 persona; 1 hungarez, 7 shqiptarë dhe 4 italianë.
Zef Frisku, sipas policisë italiane është një person i rrezikshëm. Në 2015 policia ka tentuar ta arrestojnë, po ai është përleshur me efektivët e policisë.
Po ashtu ai akuzohet edhe për aktivitete të ndryshme kriminale, si grabitje, pastrim parash, armëmbajtje pa leje e deri tek dhuna ndaj një zyrtari publik.