Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Enton Dhimitri. Gjyqtari është edhe kandidat për KED, ndërsa trupa gjykuese ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka theksuar se mbi informacionet e ILDKPKI gjyqtari Dhimitri ka bërë deklarim të saktë pasurie dhe ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të hetimit.
Enton Dhimitri ka automjet të blerë në 2011 kundrejt shumës 13900 euro, ndërsa burimet për blerjen e saj cilësohen të ligjshme. Gjithashtu gjyqtari Enton Dhimitri ka një apartament 93 m² në Gjirokastër me vlerë 4 milionë lekë.