Sistemi i drejtësisë në vend është në kolaps. Nuk është fjala vetëm tek korrupsioni si problem endemik i këtij sistemi, por edhe tek funksionimi nga pikëpamja formale e institucioneve të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese është e bllokuar, nuk merr dot vendime. Nga ana tjetër janë 11 kryetarë gjykatash në të gjithë vendin që u ka mbaruar mandati me kohë, por vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë. Mes tyre është edhe Dritan Banushi, kreu i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër. Atij i ka mbaruar mandati prej 4 muajsh. KLD nuk ka kompetencë për të shpallur vendet vakante dhe për t’i zëvendësuar. Procesi i vettingut po ecën shumë ngadalë, ndërsa ngritja e KLP-së, KLGj-së, SPAK-ut apo Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk dihet kur do të ndodhë. Deri në fund të vitit 2018 u mbaron mandati edhe 11 kryetarve të gjykatave të tjera të vendit.
© ArgjiroLajm.net