Gjykata e Gjirokastrës ngelet pa ‘çati’. Kush do ta zëvendësojë Albina Spahën?!


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një tjetër gjykatë në vend mbetet pa kryetar, për shkak të moskalimit vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës Albina Spahaj. Trupa gjykuese që kreu procesin e Vettingut, përbëhej nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.

Albina Spaha e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1998. Ajo ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës dhe në vitin 2008 është emëruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në tetor 2016, Spaha u komandua kryetare e Gjykatës së Gjirokastrës pas shkarkimit të kryetarit të mëparshëm, Guximtar Boçi i cili u akuza për një skandal seksual, për të cilin gjykata e nxori të pafajshëm. Nuk dihet ende se kush do ta marrë drejtimin e Gjykatës Gjirokastër tani që Albina Spaha u shkarkua.

Gjasat janë që mund të komandohet një person tjetër derisa të kalojnë në vetting të gjithë gjyqtarët e tjerë të kësaj gjykate. Albina Spaha ishte e para nga njerëzit e sistemit të drejtësisë në Gjirokastër që ngeci në rrjetën e vettingut. Gjyqtarë e prokurorë të tjerë pritet në muajt e ardhshë t’i nënshtrohen këtij procesi. 

©argjirolajm.net